babelshqip

Kontratë përkthimi


Kontrata përkthimi tip

Për t’i dhënë mundësi përkthyesve dhe punëdhënësve të tyre që të vendosin marrëdhënie të rregullta, po japim më poshtë një model kontrate pune të thjeshtë mes përkthyesit dhe punëdhënësit. Ky është modeli bazë që përdoret për çdo porosi përkthimi. Për përkthimin e veprave letrare, kontrata duhet të përfshijë edhe klauzola mbi të drejtat e autorësisë.

Kontratë përkthimi
Nëpërmjet kësaj kontratë porositësi (emër, mbiemër, emërtimi)_______________me seli /adresë në ________________________________________
ngarkon përkthyesin(emër, mbiemër) ______________________________detyrën për të përkthyer veprën (titulli)______________________.
Përkthimi duhet t’i dorëzohet porositësit deri në datën ____/____/____.
Përkthimi duhet të jetë kryer në (program kompjuterik)______________________dhe të dorëzohet në (disk, fletë, flesh etj)__________________.
Përkthyesi duhet të ruaj fshehtësinë si të kontratës ashtu dhe të përmbajtjes së përkthimit.
Pagesa do të bëhet në Euro/Lek në masën ___.___.___ ( ____________________ euro/lek) për faqe/nr.fjalësh/rreshta/karaktere.
Pagesa e mësipërme i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat e fitimit prej 10%, sipas ligjit “Mbi tatimin në të ardhurat personale” 03/L.
Pagesa do të kryhet menjëherë pas dorëzimit të tekstit të përkthyer ose me marrjen e faturës përkatëse.
Përkthyesi ka të drejtë të shikojë paraprakisht tekstin që do të marrë në dorëzim për të përkthyer.
Dorëzimi dhe tërheqja e materialit objek përkthimi do të bëhen nën kujdesin dhe në ngarkim të Porositësit.
Për gjithçka të paparashikuar në këtë kontratë palët i referohen Ligjit PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË, Nr. 9380, datë 28.4.2005, si dhe Zyrës përkatëse për mbrojtjen e të drejtës së autorit.

Datë __________, ____/____/____.

Firma e porositësit
Firma e përkthyesit


Skeda e pranimit të një pune përkthimi

Sipas preventivit të dërguar me datë____________ nëpërmjet _____________________ dhe bisedimeve telefonike/e-mail, pranoj porosinë tuaj Nr. ___________________ të datës _______________.
Përmbledhje e kushteve të punës:
ATEksti original në gjuhën ______________________ për t’u përkthyer në gjuhën_________________ për faqe/fjalë/rresht/karaktere ____________________
B. Shpërblimi për të cilin është rënë në ujdi € ______________ (____________________ euro/lek) për faqe/fjalë/rresht/karaktere përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.
C. Pagesa brenda 30 ditëve nga data e faturimit të muajit sipas normativës europiane në fuqi.
D. Dorëzimi: brenda dhe jo më vonë se data_____________ në document letër/ disk/flesh ose e paraprirë me e-mail.

Firma e përkthyesit

Vendi, data___________

Lini një Koment »

Ende pa komente.

Prurje RSS për komente në këtë postim. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Tema Rubric. Create a free website or blog at WordPress.com.

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: